Aktorja e famshme turke martohet me basketbollistin shqiptar në Ohër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.07.2022, 11:16

Aktorja e njohur turke, Ebru Sahin dhe basketbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Cedi Osmani të premten e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.

Ata u martuan në Ohër, me ç’rast publikuan edhe pamje nga festa.

Të veshur në të bardha, çifti duket mjaft i lumtur.

Nga pamjet e publikuara nga Ebru në instastory shihet se në festën e tyre këndoi këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani.

Ebru dhe Cedi dasmën do ta bëjnë me 7 korrik në Çesme.

Kujtojmë që, Ebru Sahin dhe Cedi Osmani janë në lidhje qe tri vjet, ndërsa para një muaji e kanë bërë fejesën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit