Gjyshi godet me veturë nipin 1-vjeç në oborrin e shtëpisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.07.2022, 11:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë. Një fëmijë 1 vjeç ka pësuar lëndime të rënda pasi i dyshohet se është shkelur me veturë si pasojë e pakujdesisë së shoferit.

Siç njofton policia, burri e ka goditur me veturë nipin e tij në oborrin e tij në Gjakovë.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 01.07.2022 – 07:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit