Frida Krifca i jep 300 MLN Lekë të popullit oligarkut hajdut të mbrojë gëshenjat nga grerëzat

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.06.2022, 21:32

Ministrja Frida Krifca gjen gjithnjë opsione për tendera të krisur Bujqësie në mënyrë që të vjedhë paratë e popullit në mënyrë të justifikuar, por këtë radhë është kaluar çdo cak çmendurie dhe abuzimi me Buxhetin e Shtetit ka kapur kulmin.

Bëhet fjalë për një tender me objekt: Mbrojtja e gështenjës nga paraziti grerëza galeformuese Dryocosmus Kuriphilus Hymenoptera: Cynipidae” me vlerë 330 MLN LEKË me TVSH dhënë Gjergji Impex shpk me zotërues 100% Sokol Zhujan.

Krifca ka shpenzuar mbi 300 MLN Lekë nga paratë e popullit të mbrojë gështenjën nga grerëza parazitare. Ironia e këtij tenderi qëndron në skandalin se Zhuja ka qenë i akuzuar në vitin 2018 për mashtrim me çmimin e shitjes së gështenjave.

Prokuroria e Tiranës kërkoi arrestimin e Zhujas, pasi rriti artificialisht çmimin e gështenjës nga ata që e blenë, të cilët ishin të regjistruar si fermerë duke shtuar kështu edhe vlerën e TVSH-së që rimburson. 47-vjeçari duke rimbursuar në 3 vite ka përfituar rreth 400 MLN Lekë.

Një person i akuzuar për vjedhje të fermerëve dhe shtetit 400 MLN LEKË për gështenjat, i jepet nga shteti 330 MLN LEKË të ruajë gështenjat nga grerëzat…

Kjo është Shqipëria miq… shprehjen që tenderat mund t’i fitojnë vetëm ata me vepra penale, nuk është thjesht një mit… por këtu nga qeveria Rama është bërë realitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit