Shkatërrohet laboratori i drogës në Leposaviç

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 19:40

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla njoftoi se policia e Kosovës ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike.

Rreth këtij akioni, ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, të cilët përmes një komunikate për media kanë njoftuar se pas hetimeve paraprake PK-ja ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Tutje në komunikatën e policisë shtohet se, laboratori ishte I pajisur mire dhe në gjendje për të filluar mbjelljen e bimëve të kanabasit, po që aty mungonin vetëm bimët.

Komunikata e plotë e policisë:

Policia e Kosovës, sot më 01.07.2022, pas hetimeve paraprake ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Pas marrjes së këtij urdhri, sot më 01.07.2022, rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme.

Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë. I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit