“I forti” i gurores devijon rrugën Levan-Tepelenë në Poçem, shteti nuk vepron

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.07.2022, 19:08

Siç tashmë faktet po e tregojnë çdo ditë e më tepër ky vend ku jetojmë duket se drejtohet vetëm nga “të fortët”. E kemi fjalën natyrisht për ata që kanë mbështetje politike pasi njerëzit e ndershëm e që punojnë me djersë duken si të huaj.

Njëri prej këtyre “trimave” i cili sipas qytetarëve është rilindas dhe ka lidhje me pushtetin, ka hapur një gurore në Poçem dhe ka devijuar rrugën nacionale Levan-Tepelenë. Për habi duket se shteti ka frikë të ndërhyjë. Shumë qytetarë kanë dërguar ankesat e tyre pranë redaksisë së Joq Albania për këtë problem. Më poshtë do të gjeni denoncimin e tyre:

Pershendetje Joq, nuk kemi lene tv pa ia cuar kete fakt dhe askush nuk e ngre problemin. Ky devijim rruge ne fashatin Poçem ne rrugen Levan-Tepelene ka tre a kater vjet qe eshte gangrene per shoferet. Nderkohe qe rruga nacionale eshte bllokuar nga nje gurore e nje rilindasi qe ndodhet ne ane te rruges vetem qe te kete i vetem akses daljen ne rruge. Eshte bere tender per te bere ate devijim skandaloz dhe ka mbetur ashtu per kete arsye. Gjasme rrugen e zuri dheu qe u shemb nga mali, por ne fakt e shembi vete gurorja. Sot rruga eshte totalisht e hapur nderkohe mjetet detyrohen te devijojne rreth kodres qe mos te pengojne mafiozin e gurores. Dhjetra mjete jane perplasur me trafikndareset natën. Ju lutem pbublikojeni. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit