Tmerr në avionin me shqiptarë/ Pasagjerët mbesin pa oksigjen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 17:55

Një grup udhëtarësh nga Kosova për në Gjermani kanë përjetuar panik në avionin e linjës Prishtinë-Shtutgart.

Gjatë fluturimit të aeroplanit, siç i kanë thënë Frontonline disa udhëtarë, ata kanë mbetur pa oksigjen.

Shkak u bë një defekt teknik i avionit. Andaj edhe u bë urgjent aterimi i tij në tokë.

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë e konfirmuan vetëm anulimin e fluturimit, nuk treguan shkaqet.

“Fluturimi per Stutgart ka pasur vonese dhe me pas eshte anuluar nga kompania ajrore GP Aviation”, thanë nga aeroporti për mediat.

Ndërprerja në gjysmë e fluturimit konfirmohet edhe në uebfaqen flightradar24.com, ku shihet se aeroplani ka qëndruar vetëm pak minuta në qiell dhe është ulur prapë.

Avioni është i kompanisë zvicerane, GP AVIATION.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit