Hekuran Murati kërkon falje për postimet fyese ndaj ish ushtarëve të UÇK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 17:14

Hekuran Murati ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur para gjashtë vjetëve në disa postime të tij në Facebook.

Murati është deklaruar pas reagimeve për shkrimet e tij të para disa vjetëve rreth veteranëve.

Ai thotë se ka shkruar nga mllefi për “fryrje të listave” të veteranëve për përfitime financiare. Për gjuhën në ato postime, ministri ka kërkuar falje.

Postimi i plotë:

I përulem sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky është qëndrimi im.

Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve.

E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit