Qeveria publikoi propozimin e presidencës franceze

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 15:53

Me qëllim të informimit transparent të publikut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e ka publikuar në tërësi në faqen zyrtare propozimin e Presidencës franceze, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

“Propozimi, i cili përfshin komentet e Qeverisë, është në dispozicion të publikut nga sot dhe është vënë në një konsultim të gjerë, i cili filloi sot në mëngjes me takimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me anëtarë të koalicionit qeveritar.

Qeveria gjatë ditës dhe në ditët në vijim do të vazhdojë të informojë në mënyrë transparente koalicionin qeveritar, të gjitha palët e interesuara dhe qytetarët për propozimin përmes debatit publik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Postimi i plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit