Filloi realizimi për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të bregut të lumit Vardar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 14:12

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” po punojnë intensivisht këto ditë në terren për realizimin e fazës së parë të projektit për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të bregut të lumit Vardar.

Aktivitetet ndërtimore po zhvillohen në segmentin nga ura “Nënë Tereza” deri tek Ura hekurudhore, ku po gërmohet korsia jofunksionale dhe e braktisur dhe po hiqen pllakat e vjetra dhe të dëmtuara.

Në këtë segment, korsitë ekzistuese janë me gjatësi 750 metra dhe gjerësi 3 metra dhe deri më tani janë kryer gërmime në një gjatësi prej 550 metrash. Pas përfundimit të këtyre aktiviteteve ndërtimore, ekipet do të kryejnë aktivitete për rikonstruksionin e plotë dhe zgjerimin e korsive ekzistuese. Në të njëjtën kohë, ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” realizojnë aktivitete për rregullimin e hortikulturës në këtë segment.

Rikonstruksioni i anës së majtë të bregut të lumit Vardar do të zhvillohet në tri faza me qëllim krijimin e një hapësire publike moderne multifunksionale me gjelbërim të ri, korsi për këmbësorë dhe biçikleta dhe pajisje të reja urbane në interes të të gjithë qytetarëve. Faza e parë, realizimi i së cilës është në vijim, është në segmentin nga ura “Nënë Tereza” deri te FSPI-ja, e dyta deri te Parku i liqeneve në Aerodrom dhe e treta deri te ura “Todor Aleksandrov” në komunën e Aerodromit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit