Dështon miratimi i Ligjit që obligon mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 13:27

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Vetëm 59 deputetë morën pjesë në votim. Opozita ishte në seancë por nuk e bëri kuorumin.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar, që mjekët dhe profesorët të largohen nga detyrimi për ta deklaruar pasurinë, shkruan Reporteri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nëse këto kategori nuk largohen nga Projektligji, atëherë partia e tij nuk do ta votojë atë.

Në anën tjetër, Ministrja Albulena Haxhiu iu ka bërë thirrjet deputetëve që ta votojnë këtë projektligj, duke thënë se në të kundërtën Kosova del keq në raporte nërkombëtare.

“Propozimi ka qenë që edhe mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë, por deklarimi i tyre të mos jetë publik. Janë profesione të ndjeshme dhe duhet deklarimi i pasurisë së tyre. Kur keni probleme të tilla në projektligje të ndryshme, mund të dalin në votim në Kuvend, por të kritikosh një çështje dhe pastaj të mos e kundërshtosh. Komisioni për Legjislacion i ka bërë publike deklarimet e pasurisë së profesorëve univeristare. Po na merr kohë dhe nuk duhet me qenë kaq joserioz.

Është tallje me Kuvedin dhe qytetarët. Kërkesa për kthim në lexim të tretë ose në Komision është e paqëndrueshme dhe nuk është e arsyeshme. E kemi të rëndësishme më besoni, e kemi të rëndësishme për vendin që ky ligj të kalojë sot. Ju lutemi ta votoni. nëse nuk kalon Kosova pastaj do të dalë keq edhe në raporte të tjera që po përgatiten për vendin”, u shpreh Haxhiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit