“Përfundoi jeta për ne”, postimi prekës i babait të të riut që humbi jetën në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 10:30

Ka ndërruar jetë një nga personat që gjendej në autoambulancën e aksidentuar dje në Gjakovë.

Mediat në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Skofiat Gjinin, 33 vjeçari që po voziste autoambulancën dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe babai i tij, Gëzim Gjini, i cili është shprehur me fjalë shumë prekëse për humbjen e djalit të tij të vetëm.

“Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!”, shkroi Gjini në Facebook.

Personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit