Lirohet pak çmimi i naftës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 09:12

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Sipas këtij vendimit, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1 euro e 84 centë duke rënë kështu për dy centë krahasuar me ditët e mëparshme, për benzinë 1 euro e 75 centë, derisa për gaz është 78 centë, shkruan Reporteri.net.

Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.

Ky vendim është marrë bazuar në Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Nafrës dhe Katrburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit