Emiriana Sako “mbyt” me 400 milionë Dulakët në tenderin pa konkurrencë    

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.06.2022, 22:22

Është bërë tashmë e udhës që bashkitë e vendit në vend që të punojnë ditë e natë për qytetarët e tyre, në fakt punojnë vetëm për xhepat. Për xhepat e tyre natyrisht, jo të qytetarëve. Duket se së fundmi askush nuk pyet më as për SPAK e as për prokurori pasi tenderat e dyshimtë kanë mbirë si kërpudhat pas shiut.

I tillë është edhe ky që do t’ju paraqesim sot nga Bashkia Durrës. Ky institucion i drejtuar nga Emiriana Sako ka shpërblyer me gati 400 milionë lekë të vjetra Dulakët në një tender ku janë kualifikuar vetëm ata.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër refernce REF-27550-05-05-2022 dhe me objekt “Blerje mjete për largimin e mbetjeve urbane”, për një fond limit prej 39,000,000 lekësh të reja pa TVSH ose gati 470 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke shfletuar dokumentacionin e këtij tenderi shikohet se për habi ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht ALBANIA MOTOR COMPANY në pronësi të vëllezërve Artan, Adrian dhe Genci Dulaku.

Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 34,820,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke qenë pjesëmarrësja e vetme, kompania e vëllezërve Dulaku është shpallur fituese. Ndërkaq shikohet se vlera fituese është sa 89.28% e fondit limit, duke shtuar ndjeshëm dyshimet s ekemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit