Breshëri falimenton fermerët e Korçës, Ibrahimaj u jep 6 miliardë oligarkëve të ndërtimit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.06.2022, 21:43

Pasditen e sotme një breshër i furishëm ka rënë në zonë e Korçës duke dëmtuar rëndë kulturat bujqësore të mbjella nga bujqit e zonës më një mijë mundime. Jo vetëm që nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti, por përkundrazi, qeveria e tyre tallet mjaft ashpër me ta.

Mjafton të kujtojmë vendimin e sotëm dhe deklaratën në kuvend të Ministres së Financave dhe Ekonomisë ku mësohet se oligarkët e ndërtimit do të kompensohen nga shteti me plot 6 miliardë lekë. Ky është një vendim që la pa fjalë të gjithë ekspertët e ekonomisë duke ditur se ndërtuesit jo vetëm bëjnë një evazion fiskal galopant duke deklaruar çmime të tjera nga sa shiten realisht apartamentet, por janë dhe shtylla kryesore që mbështet pastrimin e parave të drogës në Shqipëri.

Ndërkaq bujqërit e gjorë nuk i ndihmon askush duke e shpënë bujqësinë shqiptare në një kolaps të vërtetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit