Gjesti prekës i Policisë se Kosovës, hyjnë në mes të ujit për ta shpetuar nënën dhe fëmiun

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2022, 21:08

Stuhia e fuqishme që ndodhi sot në Prishtinë është përcjellur me shi e breshër të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.

Kjo stuhi ishte paralajmëruar gjatë ditës së sotme nga faqja MeteoBallkan.

Shiu që ra shkaktoi vështirësi në komunikacion duke bllokuar shumë rrugë. Vërshimet e shkaktuara kanë zënë edhe Policinë e Kosovës.

Në një video të publikuar nga Insajderi, shihet se shiu ka bllokuar edhe Policinë e Kosovës, por kjo nuk i pengon ata që pas zhbllokimit të veturës të hyjnë në mes të ujit dhe t’i dalin në ndihmë një nënë dhe fëmiut të saj.

Në video vërehet se si është bllokuar vetura e Policisë së Kosovës dhe më shumë vështirësi arrin të kalojë nga zona që ishte mbuluar nga vërshimet.

Mënjeherë pas zhbllokimit të veturës Policia i del në ndihmë një nënë e cila ishte se bashku me vajzën e saj dhe nuk mund ta kalonin rrugën, siç mund të shihet edhe në pamje ato ndihmohen nga policët për të kaluar rrugën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit