I jepet lamtumira e fundit Vjosa Berishës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2022, 18:47

Sot i është dhënë lamtumira e fundit producentes dhe regjisores, Vjosa Berisha.

Në varrzeat e qytetit në lagjen Arbëria (Dragodan), Berisha u përcoll për në banesën e fundit nga familjarët e ngushtë dhe një rreth i gjerë personazh që e njihnin atë.

Në ceremoninë e varrimit u panë edhe shumë fytyra publike, si vëllai i saj: producenti Shkumbin Istrefi, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, këngëtari dhe prezantuesi Robert Berisha, aktorët: Eshref Durmishi e Mensur Safqiu, si dhe shumë të tjerë.

Përgjatë ditës, në Teatrin Kombëtar të Kosovës u realizuan homazhe të shumta në nderim të jetës dhe karrierës që la prapa.

Pjesë e nderimeve ishin edhe krerët e shtetit si: kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca si dhe ish-kryeministri, tani deputeti Ramush Haradinaj.

Vjosa Berisha u nda nga jeta më 23 qershor, pas një beteje të gjatë me kancerin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit