Aksident mes autoambulancës dhe veturës në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2022, 14:10

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një autoabulance sot në Gjakovë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, në mesin e tyre edhe persona që ishin brenda autoambulancës.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës në policinë e Gjakovës, duke shtuar se për rastin është njoftuar edhe prokurori dhe ky rast po hetohet.

Për të lënduarit, Elezaj tha se bëhet fjalë për personat që kanë qenë brenda autoambulancës dhe të paktën një i lënduar që ishte brenda në veturë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit