Vala e të nxehtit, ekipe të mjekëve do të patrullojnë në qendër të Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2022, 13:54

Ekipe mobile mjekësore do të patrullojnë nëpër Shkup, do të ndajnë ujë dhe fletushka me këshilla për mbrojtje nga moti i ngrohtë, do të masin shtypjen e gjakut te qytetarët, të cilët do të ankohen në vështirësi, ndërsa për rastet më të rënda do të sigurohet edhe transport deri te institucioni më i afërt mjekësor ose deri te shtëpia e personit, informoi Kryqi i kuq i Qytetit të Shkupit për aktivitete në terren për ballafaqim me valë eventuale të ngrohtë.

Janë angazhuar 20 vullnetarë nga Ekipi për përgjigje gjatë katastrofave, pesë automjete të cilat do të patrullojnë në qytet. U planifikua sot edhe nesër që ekipet mobile të dalin në terren nga ora 11 deri ora 16 dhe të patrullojnë në rajonin qendror të qytetit dhe në stacionet më të mëdha të autobusit. Aktivitetet do të vazhdojnë në pajtim me parashikimet për temperatura të larta.

Ekipi për shpëtim të malit pranë Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit edhe këtë vit aktivisht përfshihet në aktivitetet për parandalimin dhe zvogëlimin e dëmeve të shkaktuar nga vala e ngrohtë dhe zjarret.

“Me material propagandues, vullnetarët do të ndihmojnë në ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe shprehive të tyre kur lëvizin nëpër zona malore dhe do to jenë aktive në dhënien e këshillave se si të mbrohen nga vala e ngrohtë dhe t’u japin ndihmën e parë nëse nevojitet”, thuhet në kumtesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit