Kuvend, në rend dite interpelanca ndaj Talat Xhaferit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2022, 09:46

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet seanca e 77-të plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës, Interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të paraqitur nga OBRM-PDUKM-ja opozitare.

Në bazë të nenit 49 paragrafi 1 i Rregullores së Punës së Kuvendit, debati gjatë interpelancës zgjat një ditë pune, derisa të shterohet lista e deputetëve të paraqitur për fjalim dhe të merret vendim jo më vonë se ora 24.00. Kryetari i Kuvendit Xhaferi në seancë ka të drejtë të sqarojë përgjigjen e tij me shkrim ose t’i me gojë.

Deputetët e partisë opozitare dhe lideri i saj Hristijan Mickoski para dorëzimit të interpelancës thanë se nuk presin që ajo të votohet dhe Xhaferi të largohet nga kjo pozitë, por megjithatë mendojnë se duhet të përgjigjet para qytetarëve për punën e tij.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, e akuzojnë Xhaferin për punë joprofesionale. Sipas tyre, Xhaferi në disa raste në mënyrë flagrante ka shkelur dispozitat e Kushtetutës, Rregulloren e Kuvendit, si dhe ligjet që rregullojnë punën e Kuvendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit