U sulmua fizikisht 12 ditë më parë, vdes në QKUK 37-vjeçari nga Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2022, 09:47

Një person ka ndërruar jetë dje rreth orës 16:15 pas një trajtimi gati dy javor në repartin e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ndodhej në gjendje të rëndë si pasojë e një sulmi fizik që i ishte bërë më 18 qershor.

Siç raporton Sinjali, 37-vjeçari ishte sulmuar mbrëmjen e 18 qershorit në rrugën ‘Bajram e Gursel Sylejmani’, ku si pasojë e lëndimeve të rënda që mori, ishte dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit rajonal të Ferizajt por që për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që të kapet i dyshuari N.A. 46-vjeçar i cili ka arritur që të ikë nga duart e organeve të rendit dhe ndodhet në arrati që nga dita kur ndodhi rasti.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit