Vorë/ Po shkonte në punë, i riu sheh tmerr me sy kur gjarpri i madh i hidhet mbi biçikletë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.06.2022, 20:18

Një ngjarje aspak e zakonshme por njëkohësisht tepër e rrezikshme i ka ndodhur një të riu në Vorë. Djali ishte duke shkuar për në punë me biçikletë kur befas i ndodhi ajo q ënuk ia priste mendja kurrë. Një gjarpër i madh e sulmoi papritur duke iu hedhur mbi rrotat e biçikletës. Fatmirësisht djali shprehet se nuk pati probleme dhe gjarpri nuk arriti ta pickojë.

Sipas tij ngjarja ndodhi kur ai ishte në lëvizje e sipër me biçikletë. Djali shprehet se sapo e pa se gjarpri e sulmoi, ngriti këmbët menjëherë dhe zbriti nga biçikleta. Imagjinoni pak se çfarë mund të ndodhte nëse do ta kishte pickuar, kujtojmë se vetëm pak ditë më parë rezultoi se spitalet tona nuk kishin kundërhelm për një person i cili u pickua nga merimanga e zezë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit