Tragjedi në Gjevgjeli treni shtyp për vdekje dy emigrantë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.06.2022, 18:17

Një tren mallrash që udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli- Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy emigrantë të shtrirë në hekurudhë.

Të dy të plagosurit kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

MPB ka bërë të ditur se sot në ora 02.20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë.

Nga MPB shtojnë se janë kryer kontrollet e nevojshme nga ana e Stacionit Policor në Gjevgjeli dhe se po punohet për identifikimin e trupave të pajetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit