Shpend Tairi emërohet drejtor i ri i burgut të Idrizovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.06.2022, 16:55

Ashtu siç edhe dje njoftuam, është shkarkuar drejtor i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi. Në vendin e tij, sot është emëruar një tjetër kuadër nga Alternativa, Shpend Tairi.

Tairi prej sot do të jetë drejtor i ri në burgun e Idrizovës, informon zhurnal.

“Qeveria në seancën e 55të solli vendim që Rexhep Rexhepi të shkarkohet nga pozita drejtor i burgut të Idrizovës, me repart të hapur në Veles, e në vend të tij si u.d drejtor i burgut të Idrizovës me repart të hapur në Veles, e emëron Shpend Tairin”, informuan nga Qeveria.

Nga Qeveria gjithsesi nuk tregojnë pse është shkarkuar drejtori Rexhepi, por me shumë mundësi arsyeja është bastisja dhe gjësendet ilegale të gjetura në burg disa ditë më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit