Krivaça pretendoi se Marigona e tradhtoi me të, zbardhet dëshmia e djalit të dajës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.06.2022, 16:30

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen mizore të 18 vjeçares Marigona Osmani, gushtin e vitit të kaluar.

Aktakuza përmban dëshmi me video të torturës mizore që dy të akuzuarit kishin bërë ndaj saj. Sipas prokurorisë Marigona është dhunuar seksualisht, pastaj është rrahur mizorisht nga dy të dyshuarit, ndërsa dëshmitë e këtij krimi janë faktuar edhe nga pamjet e kamerave që Dardan Krivaça kishte vendosur për ta monitoruar të renë me të cilën kishte filluar të bashkëjetonte.

Rasti kishte ndodh, pasi Krivaça pretendonte se Marigona e kishte tradhtuar më djalin e dajës së tij.

Ky i fundit ka dhënë deklaratën e tij para Policisë, deklaratë kjo e cila është përfshirë në aktakuzën e ngritur dje.

“Dëshmitari E.P në dëshminë e tij ka deklaruar se Dardan Krivaçën e ka djalë të hallës, poashtu e njihte edhe bashkëshorten e tij Marigona Osmanin, me të cilën ishte martuar afërsisht dy muaj më parë, asnjëherë nuk ka qenë në banesën e tij prej se i njëjti është martuar dhe se nuk qëndron pretendimi se ka pasur marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e Dardanit”, thuhet në aktakuzën e publikuar nga Insajderi. “Edhe pse njëherë nëna e Dardanit e ka thirr babin A, dhe i ka thënë se të ruhet E se ka me rreh Dardani, mirëpo nuk e dinte arsyen”, vazhdon dëshmia e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit