Nëna e Marigonës: Shoqet e vajzës më treguan për maltretimin që i është bërë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.06.2022, 14:19

Dje është ngritur aktakuza për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. E për të cilën i dyshuar është Dardan Krivaqa.

Siç raporton gazeta Nacionale, nëna e së ndjerës, Valdete Osmani në deklaratat e saj tregon detaje mbi gjendjen e vajzës të cilën e kishte gjatë kohës sa ishte në lidhje me të akuzuarin Krivaqa.

Ajo tregon se kohë pas kohë ka parë shenja dhunë mbi trupin e së ndjerës.

“Marigona ka pasë ndryshime radikale kohën e fundit, këto ndryshime kanë mund të ndodhin vetëm nën ndikimin e Dardanit. Kam vërejtur shenja në fytyrë. E kam pyetur se çka ka por Marigona ka thënë se ka pasur probleme në shkollë me vajza”, thuhet në deklaratën e dëshmitares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit