Konflikt mes djemve të axhës në Pejë, plagosen dy persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.06.2022, 10:02

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në fshatin Kryshec të komunës së Pejës.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Pejës, ndërkaq më vonë njëri nga ta është dërguar në QKUK.

“Sot rreth ores 20:55 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kryshec të komunës së Pejës. Gjatë asaj përleshje është përdorur arma e zjarrit, ku dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës, ndërkaq pastaj njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, u shpreh Gashi.

Ndërkohë, siç raporton Insajderi, bëhet fjalë për një përleshje mes familjarëve, saktësisht djem të axhës, ku të plagosurit janë Ilir Gashi dhe Bajram Gashi.

Po ashtu, bëhet se ditur se viktima Iliri, 46 vjecar, është i plagosur rëndë i cili ka pesë plumba në trup. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit