Mitrovicasja ia sheh burrit fotografinë e një gruaje në telefon, tenton të largohet nga shtëpia – e rrah kunata

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.06.2022, 09:17

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Ukshin Kovaqica“,mësohet nga sinjali se rasti është raportuar nga një 32-vjeçare e cila e ka njoftuar Policinë për dhunën që ia ka shkaktuar bashkëshorti dhe motra e tij, pasi ajo ka tentuar të largohej nga shtëpia.

Gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima ia ka gjetur bashkëshortit një fotografi të një gruaje në telefonin e tij dhe kjo ka bërë që të marrë vendim të kthehet te prindërit e saj. Me të kuptuar se ajo po tenton të largohet, në përpjekje për ta ndaluar, burri ia ka mbyllur derën e banesës.

Sipas informacioneve të para, atij i ka dalë në ndihmë motra, e cila pa një pa dy e ka sulmuar fizikisht kunatën e saj.

Përballë kësaj situate, gruaja e ka njoftuar Policinë dhe ka kërkuar ndihmë. Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin kryesor, teksa shumë shpejt pritet të shoqërohet në stacione dhe motra e tij.

Burimet nga Prokuroria thonë se hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penale “Dhunë në familje dhe Sulm”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit