Futbollisti ukrainas zbulon pamjet, raketa ruse shkatërroi stadumin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.06.2022, 07:47

Rusia vazhdon agresionin e saj ndaj Ukrainës. Së fundmi, futbollisti ukrainas i Atalantës, Ruslan Malinovski, ka marrë vëmendjen e fansave në mbarë botën me postimin e tij

29-vjeçari shpërndau në rrjetet sociale një foto ku shfaqet stadiumi “Mykolaiv” në Ukrainë, fusha e të cilët është goditur nga një raketë ruse.

Impakti ka qenë aq i fuqishëm sa që ka shkaktuar një gropë të thellë rreth 5 metra në terrenin e lojës.

Ky postim ka shërbyer si një apel nga ana e futbollistit për t’i bëjë thirrje botës të ndërgjegjësohet për situatën në Ukrainë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit