Afati i parafundit për shkollat e mesme, shumë vende të lira në drejtimet profesionale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.06.2022, 19:40

Shumë shkolla profesionale vazhdojnë të mbeten në pritje të gjysmë maturantëve për të plotësuar vendet e lira të parashikuara me konkurs. Në shkollën profesionale “Marija Kiri Skllodovska” tashmë janë plotësuar të gjitha vendet për drejtimin e optikës ndërkohë që vende të lira mbeten për Teknik laborator dhe medicinal,

Teknik për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe Teknik për prodhime kimike dhe kozmetike.

“Deri tash janë pranuar afër 200 nxënës. Pritshmëritë janë të arritura, këtë numër të nxënësve këto dy afate veç se e kemi prit. Problemet ishin në afatin e parë për shkak se sistemi ishte i dobët nga aplikimi i përnjëhershëm i nxënësve, ndërsa në afatin e dytë gjithçka ka qenë në rregull. Sa i përket laboratorëve, pjesës së praktikës, shkolla i ka 10 laboratorë, dy laboratorë të optikës dhe tetë laboratorë për drejtimet mjekësore dhe kimike ku nxënësit kanë mundësi ta bëjnë pjesën praktike edhe në shkollë”, deklaroi Sadat Ibrahimi, mësimdhënës SHMQSH “Marija Kiri Skllodovska”.

Vende të lira ka edhe në shkollën profesionale “Vllado Tasevski”. Sipas përfaqësuesve të kësaj shkollë tashmë janë plotësuar të gjitha vendet për drejtimin e ri Elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë.

“Teknik për transport dhe shpedicion dhe elektroteknikë për elektronikë dhe telekomunikim ka ende vende të lira. Ata të cilët shpresojnë të regjistrohen në një prej shkollave teknike ose profesionale kanë hapësirë dhe mundësi të regjistrohen. Besoj që pak ka ndikuar edhe regjistrimi online i cili është një risi edhe te ne mësimdhënësit por edhe te nxënësit në përgjithësi ku kanë has vështirësi sikurse në fjalëkalimet e tyre”, u shpreh Muzafer Alimi, mësimdhënës SHMQSH “Vllado Tasevski”.

Në shkollat e mesme të vendit gjithsej janë paraparë 30 mijë vende të lira për gjysmë-maturantët në gjimnaz dhe drejtimet profesionale. Afati i fundit do të realizohet më 23 gusht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit