Babai kosovar rrah dy vajzat e tij të mitura me ‘perajkë’ të mizave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.06.2022, 19:27

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për një rast të dhunës në familje, ku një baba dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy vajzat e tij të mitura në rrugën ‘Dalip Behra’ në Rahovec.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në shtëpinë e familjes, ku pas një fjalosjeje mes vajzave dhe babait, ky i fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë duke i goditur me shuplaka e më pas edhe me një shkop plastike që shërben për mbytjen e insekteve.

Vajzat e moshës 15 dhe 14-vjeçare e kanë denoncuar rastin në Polici, me ç’rast njësitet policore e kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion për intervistim.

Para hetuesve ai e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj vajzave të tij dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit