Kurti për vizat: S’është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.06.2022, 19:16

Nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë sa i përket kritereve për liberalizimin e vizave, ka thënë të martën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në konferencën e mbajtur pas vizitës në Telekomin e Kosovës, Kurti ka thënë se nuk është në dijeni për udhërrëfyes të ri, teksa ka shtuar se ka kohë që janë plotësuar kriteret për lëvizje të lirë të qytetarëve.

Ai njoftoi se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të jetë në takim në Bruksel pas dy ditësh për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Nuk jam në dijeni që ka kurrfarë kriteresh shtesë apo udhërrëfyes të ri. Ne i kemi plotësuar 95 kritere para shumë vitesh, që është shumëfishi i kritereve që kanë vendet fqinje. Dhe gjithashtu në të njëjtën kohë është jo vetëm Parlamenti Evropian por edhe Komisioni Evropian, i cili para katër vjetësh ka rekomanduar për herë të dytë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Dhe besoj që nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë sa i përket kritereve. Por, dua të ju njoftoj se brenda 48 orëve ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, do të jetë në takim në Bruksel me komisionaren e BE-së për Çështje të Brendshme që të diskutojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit