E tmerrshme: Suharekasi ngacmon seksualisht gruan e vëllait

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.06.2022, 14:38

Një rrahje në mes të disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë në Studençan të Suharekës, si pasojë e një rasti të ngacmimit seksual, ku dyshohet se është i përfshirë njëri prej tyre.

Sipas Sinjalit, burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri nga të dyshuarit e ka ngacmuar seksualisht kunatën e tij, gruan e vëllait, i cili nuk gjendet në Kosovë. Për shkak të ngacmimit, plasi sherri mes tij dhe disa familjarëve, për çka u desh intervenimi i Policisë.

Viktima e këtij rasti, një grua 30-vjeçare ka deklaruar para zyratërve policorë se e ka njoftuar bashkëshortin i cili ndodhet në Zvicër për rastin e ngacmimit nga vëllai i tij dhe më pas është larguar nga shtëpia.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për këtë rast, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor prej 48 orësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit