Incidenti në Kuvend, Arjanit Hoxha: “Tango” perfekte VMRO-BDI

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.06.2022, 14:17

Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA ka komentuar incidentin e djeshëm në Kuvend, ku protagonist ishte deputeti i BDI-së, Arbër Ademi:

“Tango” perfekte VMRO-BDI, si shumë herë tjera edhe tash ushqehen me “patriotizëm brutal” për të fituar pikë politike po si zakonisht BDI në kampin shqiptar gjithë këtë lojë e përdor për të mbuluar dështimet e veta dhe në mungesë të proekteve dhe ideve konkrete ata ndezin “llambën” e patriotizmit.

Një pyetje është logjike dhe BDI duhet të ndan mendjen a është e patriotizmit apo e agjendës së gjelbërt sepse njëra me tjetrën nuk kanë asnjë pikë përputhëse”, ka shkruar Hoxha përmes një postimi në fb.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit