Petkoviq nga Graçanica: Mezi presim formimin e Asociacionit të Komunave serbe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.06.2022, 11:25

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka marrë pjesë sot në liturgjinë që po mbahet në Graçanicë për Vidovdan, ku ndër të tjera tha se populli serb mezi pret formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Ai po ashtu nga aty, tha se përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, është i mirëpritur në Kosovë, veçanërisht në veri, të cilin do ta vizitojë edhe ai.

“Ne mbështesim punën e zotit Lajçak. Është e rëndësishme që ai t’i përcjellë palës prishtinase se sa e rëndësishme dhe e nevojshme është, sepse e kam dëgjuar shumë herë nga ai që duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura më parë. Shpresoj se ky mesazh përcillet fuqishëm edhe këtu dhe Prishtinë, sidomos kur është fjala për formimin e Asociacionin të Komunave serbe, sepse më lejoni të përkujtoj dhe të them, pikërisht këtu nga kjo Graçanicë me diell, populli ynë mezi po pret formimin e Asociacionit të Komunave serbe”, tha Petkoviq.

Sipas Petkoviqit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besim Bislimi i ka thënë Miroslav Lajçakut se pas arritjes së marrëveshjes për energjinë, do të fillojë bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe se Beogradi pret dhe insiston që ato bisedime të fillojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit