Kosovari merr veturën me qira në Mal të Zi dhe ia shet vëllait në Lipjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.06.2022, 09:37

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur në Lipjan, ku gjatë ditës së djeshme është denoncuar një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj, nga një shtetas i Malit të Zi.

Siç raporton Sinjali, ankuesi është pronari i një kompanie ‘Rent a Car’ në Budva, i cili ka raportuar në Policinë e Kosovës se një kosovar e ka marrë një veturë me qira dhe nuk e ka kthyer.

Pasi Policia ka identifikuar të dyshuarin, ka shkuar te shtëpia e tij, në fshatin Resinovc, për të marrë një deklaratë lidhur me rastin. Por përveç që s’ishte në shtëpi, ai nuk ndodhet as në Kosovë. Sipas familjarëve të tij, D.S., ka shkuar në Rusi, ndërsa veturën ia ka shitur vëllait.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia e ka gjetur veturën në oborrin e vëllait të të dyshuarit, pasi ai ia kishte shitur për rreth 3500 euro.

Automjeti është sekuestruar përkohësisht nga Policia, teksa kanë nisur hetimet për rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit