Mblidhen mijëra nënshkrime në peticionin për Trustin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2022, 21:52

Gjatë ditëve të vikendit ka filluar nënshkrimi i peticionit nga qytetarët për tërheqjen e 30 për qind të Trustit në qytete të ndryshme.

Sot organizatorët qëndruan në sheshin e Prishtinës, ku është bërë e ditur se deri më tani janë mbledhur mijëra nënshkrime, ndërsa pritet që ky numër të arrijë në 10 mijë për t’u dërguar pastaj në Kuvendin e Kosovë.

Vetëm brenda pak orëve, janë mbledhur mbi 3500 nënshkrime për Trustin në Prishtinë, ndërsa në Fushë Kosovë për tri orë janë mbledhur 1200 nënshkrime.

Punëtorët e KEK’ut si dhe ata të Feronikelit kanë dhënë 2300 nënshkrime deri më tani, ndërsa interesimi është i madh tek qyetarët për nënshkrimin e peticionin që ka për qëllim tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Adnan Jashari, organizatori i peticionit për tërheqjen e 30 për qind të Trustit, ka deklaruar për KosovaPress, se interesimi i qytetarëve që të nënshkruajnë peticionin është jashtëzakonisht i madh. Ndërsa ka thënë se ky peticion do të zgjasë dy javë, dhe pasi të ketë arritur numri i mjaftueshëm i nënshkrimeve do t’i dërgojnë në Kuvend.

“Interesimi i qytetarëve është jashtëzakonisht i madh për shkak se javën e kaluar deputetet e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan projektligjin që e lejon 30 për qind të Trustit. Qytetarët janë të revoltuar dhe të zhgënjyer. Për këtë arsye ata në grupin e pro tërheqjes së 30 për qind e trustit në Facebook dhe jashtë grupit e kanë shprehur interesimin e tyre për të nënshkruar peticionin që mundëson riprocedimin në Kuvend përsëri të projektligjit. Qytetarët janë mbledhur sot edhe në Fushë Kosovë për t’i bërë nënshkrimet e tyre, gjithashtu në Prishtinë dhe Han të Elezit. Po ashtu, qytetarët në bazat e tyre personale, përmes kolegëve të punës dhe miqve po nënshkruajnë, pastaj i sjellin te ne në Ferizaj, Gjilan dhe në shumë qytete të tjera. Edhe punëtorët e Feronikelit dhe të KEK-ut, kanë shprehur vullnetin e tyre që të nënshkruajnë, dhe besojmë që shumë shpejtë ky numër do të arrihet në 10 mijë sa është i paraparë që të shkojë në Kuvend”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit