Sindikatat bllokuan hyrjen e Shkupit: Çdo gjë është shtrenjtuar, duhet të rriten dhe pagat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2022, 16:27

Sindikatat sot paradite bllokuan hyrjen në Shkup. Në udhëkryqin kryesor në Autokomandë, përfaqësuesit e LSM-së vendosën tenda, flamuj dhe rekuizita të tjera me të cilat kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për, siç thonë qëndrimin injorant të pushtetit.

Për detyrat që marrin në punë thonë se duhet të paguhen më shumë.

“Klasa punëtore është sjellë në një krizë të paparë, deputetët duhet të mendojnë dhe të qëndrojnë pas punëtorit dhe t’i marrim ato para”.

“Duhet të marrim rrogë më të lartë, çdo gjë është shtrenjtuar dhe sepse punëtori meriton një pagë më të lartë”.

“Punëtori, puna e tij, kapitali i tij janë njohuritë, aftësitë që zotëron dhe kjo është ekuivalenti i kapitalit”.

Derisa të punësuarit në sektorin publik janë në grevë në vendet e tyre të punës, liderët e sindikatave të tyre duhet të jenë në rrugë, thotë Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

“Apeloj, na merrni seriozisht, ne do të jemi çdo ditë në rrugë nëse nuk plotësohen kërkesat tona që janë të nevojshme për momentin. Nuk mund të na thoni se do të kemi rritje të re të energjisë elektrike dhe të na ofroni një metodologji të re të listës së pagave”, tha Darko Dimovski Kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Për të kaluar u lejuan vetëm autoambulancat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit