Naftëtarët shohin një gabim në vendimin e Qeverisë për naftën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2022, 15:02

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për çmimet e derivateve të naftës për 24 orë.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë për Indeksonline se ky vendim i Qverisë duhet respektuar, por që, në këtë vendim, është një gabim.

“Vendimi i Qeverisë duhet të respektohet dhe është duke është duke u respektuar. Por vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit. Shpresojmë se në ditët në vijim do të përmirësohet”, tha Berjani për indeksonline.

MINT më herët publikoi çmimoren e re të derivateve, e cila u përcaktua të hyjë në fuqi nga ora 10.

Sipas kësaj çmimore, çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.85 euro për litër, për benzinë 1.74 dhe për gas 0.75 euro për litër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit