I riu nga Prishtina gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2022, 10:33

Një i ri nga Prishtina, të dielën rreth orës 16:00 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet në lidhje me rastin ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes, por hetuesit e policisë po punojnë intenzivisht për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti. ✕

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit