Moti sot i nxehtë me temperataura deri 37 gradë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2022, 09:20

Moti sot me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior.

Siç kumtuan nga DPHM-ja, pasdite do të ketë paraqitje të shkurtë të shiut dhe bubullimave.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 26 gradë deri në 37 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 8.

Në Shkup do të jetë me diell dhe nxehtë me vranësira mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Edhe gjatë ditëve vijuese moti do të jetë me diell dhe nxehtë, ndërsa në orët e pasdites me paraqitje të shiut lokal, bubullimave dhe erës së përforcuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit