Greva e LSM-së vazhdon, bllokohet hyrja në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2022, 09:10

Presioni sindikal për përmbushjen e kërkesave të tyre në kuadër të grevës së përgjithshme për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë për secilin punëtor që të futet ose me amendament ose përmes Marrëveshjes Kolektive, vazhdon edhe sot dhe atë me bllokimin e hyrjes së Shkupit në lagjen Avtokomand nga ora 7 deri në ora 10:00.

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të lejohen për qarkullim vetëm autoambulancat, policia, ushtria dhe zjarrfikëse. Përndryshe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kanë thënë gjatë ditës së djeshme se tashmë janë parë rezultatet e para të protestës pasi të punësuar në disa komuna dhe në disa institucione lokale kanë fituar kushte më të mira të punës, duke ju rritur rroga. Shembull sipas LSM-së ka qenë Komuna e Tetovës që ka rritur rrogat për 2800 denarë për të punësuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit