Kacafytet me hajnin në shtëpi, e identifikon dhe i del i njohur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.06.2022, 21:35

Binak Zyma ka raportuar në Polici se ka vërejtur katër persona mbrëmë rreth orës 03:00, duke vjedhur në shtëpinë e tij në Demanjë të Gjakovës.

Ai thotë se ka arritur ta identifikojë njërin nga të dyshuarit, derisa e kishte kapur e kishte tentuar ta ndaloj, por ai e kishte sulmuar dhe kishte arritur të largohet së bashku me të dyshuarit e tjerë.

Sipas tij kjo është hera e tretë që përballet me vjedhje dhe beson që kishte qenë i njëjti person iniciatori, të cilin thotë se e njeh prej vitesh.

40 vjeçari që punon me prerje e shitje të drunjve ka deklaruar për klankosova se ia kanë vjedhur tre motorë sharra dhe një gidorë.

Ky beson se hajdutët hynë brenda përmes kësaj dere në banjo, ku kanë marrë njërin nga motorët dhe dy të tjerët në katin sipër të shtëpisë.

Drejtori i hetimeve në Policinë e Gjakovës, Emin Hoxha, i tha Klanit përmes telefonit se i dyshuari i identifikuar është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa sipas tij tre personat e tjerë gjenden në arrati, teksa rasti vazhdon të hetohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit