Publikoi videon duke bërë seks me ish-gruan, dënohet prizrenasi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.06.2022, 20:12

Gjykata e Prizrenit ka shpallur fajtor burrin me iniciale F.K. nga Prizreni pasi ai akuzohej se kishte publikuar në rrjete sociale një video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish -bashkëshorten.

F.K. kishte publikuar një video rreth 30-sekondëshe në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet duke bërë seks oral me gruan e tij.

Videoja ishte e publikuar edhe në kanalin “Youtube” me titullin: ‘qe kjo qika tradhtare’.

Siç raporton "kallxo", F.K. është dënuar me gjobë prej 500 euro nga kjo Gjykatë.

I dënuari e kishte pranuar fajësinë në Gjykatë.

“Me datë 24.02.2019 rreth orës 19:00 në Prizren, në rrugën’’ ………” nr…., pa autorizim , ia kalon , shfaq apo i jep qasje personit të tretë në fotografinë, filmin, video kasetën apo ndonjë videoincizmi … në atë mënyrë që ndërmjet ‘’ Instagram’’-it, në një link të ‘’youtube’’ me titullin e incizimit prej 30 sekondash’’qe kjo qika tradhtare’’ ka publikuar videon në të cilën shihet duke bërë seks oral me të dëmtuarën – ish bashkëshorten e tij S.A.,. Me këto veprime ka kryer veprën penale: Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara nga neni 202 paragr.2 të KPRK-së”, thuhet në aktgjykim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit