Prokuroria nis hetimet për rastin e deputetit të VV-së, i cili tha se iu vodhën 50 mijë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.06.2022, 12:58

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimin për rastin e raportuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj a thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë rast.

“I nderuar, rastit te cilit ju keni referuar, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rënde”, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim te ndriçimit te gjitha rrethanave te kësaj çështjeje penale. Rasti është ne hetime”, është shprehur Ulaj për Klankosova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit