Rrezikonte të dëbohej nga Anglia në Ruanda/ Nëna e tij iu lut Boris Johnson, shqiptarit i “buzëqesh” fati

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.06.2022, 12:36

Qeveria në Britaninë e Madhe përgatiti një plan për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda.

Mirëpo ky plan nuk ka shkuar siç duhet pasi emigrantët do të lirohen këtë javë nga kampet e azilkërkuesve ku mbahen aktualisht.

Tashmë azilkërkuesit do të lëvizin të lirë por nën monitorim nëpërmjet etiketave elektronike. Kujtojmë se mes personave për t’u dëbuar nga Anglia në Ruanda ishte një azilkërkues shqiptar dhe viktimë e dyshuar e trafikimit ka thënë për TheGuardian se ishte në një “gjendje shumë të keqe mendore” teksa po priste të hipte në fluturimin e deportimit për në Ruanda, një vend për të cilin ai tha se nuk di “asgjë”.

Madje edhe nëna e shqiptarit rreth të 50-ave i bëri një lutje të hapur kryeministrit britanik Boris Johnson ku i kërkoi që të mos ia dërgojë djalin atje pasi rrezikon të vrasë veten.

Sipas Dailymail edhe shqiptari rreth të 20-ave është një nga disa që ishte planifikuar të largohej nga Britania në vendin e Afrikës Lindore në fillim të këtij muaji.

Por ai do të mbahet në monitorim dhe do të lirohet brenda disa ditësh pasi të japë adresën ku edhe do të jetojë.

Ndërkohë në një gjyq ku është përfshirë Home Office dhe organizatat që mbrojnë azilkërkuesit, do të jenë prezentë dhe qindra emigrantë, përfshirë shumë që kaluan kufirin me varka të vogla dhe që janë lënë të lirë nëpërmjet tag-ut elektronik në 12 muajt e fundit.

Më shumë se 2,500 emigrantë të paligjshëm kanë mbërritur në Angli këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në mbi 12,000 më shumë se dyfishi i asaj që ishte në fund të qershorit të vitit të kaluar.

Qeveria arriti një marrëveshje me qeverinë e Ruandës në fillim të këtij viti që shteti afrikan të pranojë azilkërkuesit që udhëtojnë ilegalisht në Britani.

Atje ata mund të kërkojnë azil dhe, nëse kanë sukses, të fillojnë një jetë të re.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit