Po jepte shërbimin për pacientin, kardiologu shqiptar kërcënohet me jetë në krye të detyrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.06.2022, 08:41

Persona ende të paidentifikuar kanë kërcënuar me jetë një shqiptar të Kosovës, me detyrë, specialist i kardiologjisë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Kosovë.

Bëhet e ditur se specialisti i kardiologjisë, me iniciale B.G u kërcënua në kohën kur ishte në punë duke kryer shërbime për pacientë.

SHSKUK-ja ka dënuar kërcënimin ndaj mjekut duke thënë se këto kërcënime janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.

Ngjarja po hetohet dhe pritet që në ditët në vijim të zbardhen autorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit