LSDM: OBRM-PDUKM me vetëdije kanë shpërndarë lajme të rreme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.06.2022, 10:01

Pasi të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit dështuan, gjëja e parë që duhet të bëjnë është t’i kërkojnë falje opinionit për futjen e frikës dhe pasigurisë, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Atëherë OBRM-PDUKM duhet të kërkojë përgjegjësi nga Mickoski për minimin e pozitave shtetërore në mosmarrëveshjen me Bullgarinë, duke gënjyer se po shitej identiteti, gjuha dhe historia.

Mickoski dhe OBRM-PDUKM me vetëdije kanë shpërndarë të pavërteta, lajme të rrejshme përmes të cilave i frikësuan qytetarët në shtëpi me gjoja asimilim dhe bullgarizim, ndërsa jashtë minuan pozitat shtetërore.

Një qëndrim i tillë është i papërgjegjshëm në dëm të pozitave shtetërore dhe interesave kombëtare.

Është koha e fundit që Mickoski dhe OBRM-PDUKM të ndryshojnë dhe të qëndrojnë në anën e shtetit, qytetarëve, të mbështesin qëndrimet shtetërore në marrëdhëniet me Bullgarinë në vend që t’i minojnë ato.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski do të vazhdojnë të mbrojnë pozitat shtetërore dhe interesat kombëtare, pavarësisht se si do të veprojnë Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit