Ngacmoi dhe tentoi të puthte një banakiere në Itali, shqiptari kapet në ‘proces’ e sipër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 16:03

Policia italiane ka arrestuar në shqiptar.

Mësohet se ky i fundit 47-vjeç u vu në pranga pasi ngacmoi dhe tentoi të puthte një bankiere në një lokal në Itali.

Ngjarja sipas mediave italiane ka ndodhur të shtunën, teksa pronari i lokalit ka thirrur policinë për të shpëtuar punonjësen e tij të punësuar si banakiere.

Pas arrestimit, sot shqiptari la dalë para gjyqtarëve, ndërsa është përballur me masën e sigurisë arrest shtëpie deri në pritje të gjykimit.

Në bazë të videove të regjistruara nga kamerat e në ambientet e lokalit vërtetojnë pretendimet e banakieres.

Në video duket 47-vjeçari i cili i është afruar të resë, e cila në atë moment ishte përkulur për të pastruar banakun dhe pasi i ka nuhatur qafën me epsh e përqafoi me forcë dhe tentoi ta puthte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit