Monika e Kopshtit Zoologjik: Tigri është i vogël dhe pa dhëmbë, për pak i dalin kicat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 15:29

Monika Lubonja është një nga aktoret më të përfolura kohët e fundit në mediat rozë, teksa pasi hëngri qyl taksat e shqiptarëve duke u paguar si këshilltare e Erion Veliajt, ndonëse po shijonte jacuzzin dhe fërkimet me vajza në BBV, aktroja është emëruar drejtoreshë e Kopshtit Zoologjik.

Duke folur për kafshët e Kopshtit, Lubonja tha se tigri nuk ka dhëmbë pasi është ende shumë i vogël, vetëm 1 vjeç, ndërsa u shpreh se edhe pak do i dalin kicat.

“Kam frikë, por rri me kafshët. Por po rri dhe po i vëzhgoj ato fermerët. Tigri pa dhëmbë? E kemi të vogël, ta lëmë që t’i dalin kicat. Pastaj hajdeni, shiheni nga afër që t'ia shihni dhëmbët”-tha Lubonja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit