37-vjeçarja e martuar me burrin prej lecke: Më la shtatzënë dhe linda një fëmijë të mrekullueshëm

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 14:43

Meirivone Rocha Moraes, 37 vjeç nuk po gjente dot një burrë ideal për veten, ndërsa mori gjilpërë e pe dhe krijoi Marcelo-n, një kukull prej lecke me të cilin u martua dhe madje tani ka krijuar edhe familje.

Po, po e lexuat mirë!

Moraes u dashurua shumë pas kukullës djalë që krijoi vetë, teksa pas romancës, çifti ngjizi një fëmijë prej lecke, njëjtë si i ati.

37-vjeçarja u martua me kukullën prej lecke në një dasmë të organizuar me 250 të ftuar.

Pasi i dhanë fund beqarisë, çifti i çuditshëm iu drejtua Rio de Zhaneiros për muajin e mjaltit.

Duke treguar historinë për mediat, Moraes tha se fëmija e saj prej lecke lindi në shtëpi, një proces që zgjati për 35 minuta, ku ishin të pranishëm një mjek dhe një infermiere.

Ajo tha se nuk pati aspak dhimbje, ndërsa e gjitha lindja u transmetua online, ku u pa nga 200 njerëz.

“Ishte një ditë e mrekullueshme për mua, shumë prekëse, shumë e rëndësishme. Ai është burri që unë kam dashur gjithmonë në jetë. Të jesh e martuar me të është fantastike. Ai nuk zihet me mua, nuk debaton dhe thjesht më kupton. Marcelo është një burrë i mrekullueshëm dhe besnik. Të gjithë gratë dhe burrat e kanë zili. Kur mamaja ime krijoi Marcelo dhe ma prezantoi, rashë në dashuri me të. Ishte dashuri me shikim të parë”.

Edhe pse e dashuron shumë burrin e saj prej lecke, ajo thotë se dhe ai, si të gjithë burrat ka të metat e tij.

E dini cilat janë?

Sipas saj burri i saj prej lecke është dembel dhe nuk punon aspak, por ajo e kupton dhe sjell të ardhura për të mbajtur familjen e saj me një burrë dhe një fëmijë prej lecke.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit